Arkitektët e rinj paraqesin Skenderajn si qytet i së ardhmes

SkënderajPostuar: 15:49 / 08.05.2019

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt sot është bërë prezantimi i ideve të projekteve urbanistike të qytetit nga studentët e Arkitekturës të Universitetit UBT, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari, profesori i UBT-së, Binak Beqaj si dhe arkitektët dhe profesionistët e Skenderajt.

Fillimisht kryetari Jashari e ka falënderuar profesorin Beqaj dhe studentët për angazhimin e tyre në hartimin e projekteve, ndërkaq më pas studentët e degës së Arkitekturës, në grupe i kanë paraqitur projekte urbanistike të qytetit të Skenderajt, duke e ndarë në zona banimi, gjelbërimi dhe pjesë të tjera zhvillimore e sociale.

Pas prezantimit të ideve, komisioni vlerësues i përbërë nga arkitektë dhe profesionistë të Skenderajt, i kanë komentuar idetë dhe projektet e studentëve, duke i përgëzuar ata për punën e tyre në hartimin e planeve urbanistike.

Në shenjë mirënjohjeje, për bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Skenderajt dhe UBT-së, që kanë edhe marrëveshje të nënshkruar bashkëpunimi, kryetari Jashari i ka ndarë mirënjohje profesorit Beqaj. /InfoKmuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.