Arrestohen dy hajna në Podujevë për vjedhjen e parave të mbledhura për humanizëm

PodujevëPostuar: 10:27 / 26.12.2017

Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, dje në orën 18:08, Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhjen e një kutie me para të mbledhura për humanizëm.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim me disa të dyshuar të tjerë, viktimës femër K-Shqiptare, ia kanë vjedhur një kuti qelqi me para të cilat i kishte grumbulluar nga një organizim humanitar”, thotë Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.