Arrestohet në Istog një i dyshuar për vrasje

IstogPostuar: 10:33 / 12.12.2018

Dje rreth orës 20:00 policia ka arrestuar një burrë si të dyshuar për vrasje. Arrestimi i të dyshuarit është bërë në fshatin Dubravë të Istogut, njofton policia.

Policia nuk ka dhënë detaje se për cilin rast bëhet fjalë, vetëm se ka treguar se me urdhër prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.