Artan Abrashi zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit

PrizrenPostuar: 14:21 / 15.01.2018

Në seancën e Kuvendit të komunës së Prizreni, sot është zgjedhur kryesuesi i organit më të lartë legjislativ vendimmarrës në këtë komunë, Artan Abrashi, nga radhët e LVV –së.

Opozita në kuvendin e komunës doli me kandidat për kryesues me Skender Sallauka nga radhët e PDK-së, njofton InfoKomuna.

Pas votimit të fshehtë nga të gjithë kuvendaret e komunës, gjithësj 41, Artan Abrashi, mori 22 vota kundrejt kundër kandidatit nga PDK, Skender Sallauka,19 vota.

Në këtë seance u emërua edhe zëvendëskryesuesi kuvendit nga radhët e komuniteteve Sençar Karamuço, nga KDTP-ë, partia e komunitetit turk.

Në fjalën e tij kryesuesi i zgjedhur Artan Abrashi, theksoi se do bashkëpunojë me të gjithë në të mirën e kuvendit dhe qytetareve të komunës së Prizrenit.

Ditëve në vijim kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, do të bëjë publik edhe kabinetin e tij me udhëheqësit e dikastereve të ekzekutivit komunal. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.