Bashkëpunim mes komunës së Kamenicës dhe Bursas nga Turqia

KamenicëPostuar: 17:17 / 22.01.2018

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati dhe nënkryetari Faton Jakupi sot u takuan me veprimtarin nga Bursa e Turqisë, Rexhep Gyndyz (Krivaqa), i cili me origjinë është nga komuna e jonë.

Rexhepi është kryetar i shoqatës së shqiptarëve në Bursa. Ky që nga pas lufta ka krijuar marrëdhënie vëllazërimi e bashkëpunimi me komunën tonë, si dhe me disa komuna tjera. Në bazë të kontributit të tij janë zhvilluar shumë aktivitete dhe realizuar projekte me komunën tonë. Kësaj radhe ai komunës ia kishte sjellë donacion nga komuna Mustafa Kemajl Pasha, një kamion për bartjen e mbeturinave.

Kryetari me një letër falënderimi e falënderoi kryetarin e komunës nga Bursa, si dhe Rexhepin për vazhdimësinë e kontributit për komunën tonë me projekte të ndryshme me një mirënjohje.

Ky donacion shumë i vlefshëm do të ndikoj në përmisimin e nivelit të mirëmbajtjes së pastërtisë në komunën tonë. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.