Bekë Berisha i bën bashkë të gjithë: Istogu gati për ndryshimin e madh

IstogPostuar: 13:10 / 12.11.2021

Tanimë kur po hymë në ditët e fundit të fushatës për raundin e dytë për kryetar komunash, garë dramatike dhe e ngushtë po zhvillohet në disa komuna.

Në komunën e Istogut në garë për të parin e Komunës janë Ilir Ferati i LDK-së dhe Bekë Berisha i AAK-së.

Ferati i cili në raundin e parë doli i pari me një diferencë prej 2 mijë votash nuk e ka më komoditetin për një fitore të sigurt në Istog.

Bekë Berisha ka arritur ta fitojë mbështetjen e VV-së dhe PDK-së, si dhe të kandidatit të pavarur për këtë komunë, Idriz Blakaj, me çka Berishën e bën favorit absolut për ta fituar Istogun.

Kujtojmë se, të dielën me 14 nëntor kosovarët do të votojnë në raundin e dytë për kryetar komunash. /Periskopi/