Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës

PodujevëPostuar: 15:48 / 27.04.2024

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes njëpostimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Raporti i monitorimit të punës së Kuvendit,nga Instituti i Kosovës për Drejtës për të dytin vit radhazi (2022 dhe 2023) mëndanë vlerësimin si deputeti më aktiv i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, kathënë Tahiri.

 

Postimi i plotë:

Për herën e dytë, deputeti më aktiv ðŸ™Â

Raporti i monitorimit të punës së Kuvendit,nga Instituti i Kosovës për Drejtës për të dytin vit radhazi (2022 dhe 2023) mëndanë vlerësimin si deputeti më aktiv i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky vlerësim është motiv shtesë që angazhimi nëmbrojtje të interesit qytetar, institucional dhe publik, të mos kufizohet, pornë vitin 2024 të shënojë një nivel dhe dinamizëm akoma më të lartë.

Monitorimi i punës së Kuvendit për vitin 2023,nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, evidenton se Grupi Parlamentar tëAleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishte grupi më aktiv në raport me numrin edeputetëve, me plot 274 diskutime në vitin 2023.

Grupi parlamentar i AAK-së ka qenë pjesë e 7mocioneve: 2 mocione – Grupi Parlamentar i AAK-së me rezolutë të miratuar; 3mocione – bashkë me partitë opozitare dhe 2 mocione –  bashkë me të gjitha grupet.

Jashtë rendit të ditës kemi pasur 41 deklarimedhe kemi shtruar 27 pyetje parlamentare.

Poashtu, Grupi parlamentar i AAK-së kaorganizuar më së shumti tryeza tematike në Kuvendin e Kosovës, të cilat kanëqenë organizime jashtë seancës dhe nuk janë evidentuar në raport.

Mandati i dhënë nga qytetarët, nga votuesit eAleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mbetet përgjegjësia e privilegji më i madhnë jetën politike.