Certifikohen kandidatët nga programi “Trajnim në Punë” në Hanin e Elezit

Hani i ElezitPostuar: 10:06 / 27.03.2019

Në hapësirat e Komunës Hanit të Elezit është mbajtë ceremonia e Certifikimit të kandidatëve që kanë përfunduar punë praktike në kuadër të programit “Trajnim në Punë”.

Nga Komuna e Hanit të Elezit 5 kandidatë perfunduan me sukses trajnimin tre mujorë në kompaninë Sharrcem si dhe nga Komuna e Kaçanik-ut 5 kanditatë përfunduan trajnimin në kompaninë Oxa Group në Ferizaj.

Programi “Trajnim në Punë”synon t’i rrisë shkathtësitë e të rinjve nga komunat Gjilan, Kaçanik, Han të Elezit dhe Viti dhe t’i shtojë mundësitë e tyre për të gjetur punë të qëndrueshme në të ardhmen.

Programi financohet nga USAID EMPOWER Private Sector dhe SIDA, implementohet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) si dhe mbështet nga Komunat përkatëse. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...