Daut Haradinaj falënderon mbështetësit e tij dhe uron Vitinë e Ramën

PrishtinëPostuar: 11:06 / 18.10.2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve lokale. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka falënderuar të gjithë mbështetësit me të cilët ka rrugëtuar për muaj të tërë.

“Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju. Unë jam krenar me ju dhe punën që e kemi bërë si ekip. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë bashkërrugëtim”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka uruar dy kandidatët të cilët shkuan në balotazh.

“Urime dy kandidatëve pretendues për Kryetar të kryeqytetit”, ka përfunduar Daut Haradinaj.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...