Daut Haradinaj: Program për Prishtinën, rininë dhe të gjitha lagjet e fshatrat pa diskriminim

PrishtinëPostuar: 11:53 / 26.07.2021

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, nga dita kur ka shpalosur programin e tij zgjedhor për kryeqytetin.

Haradinaj ka thënë se ky Program është për Prishtinën, rininë, lagjet dhe gjitha fshatërat e kryeqytetit pa diskriminim.Vlen të theksohet se përveç përkushtimit të tij dhe programit të fuqishëm, edhe lista me kandidatët për Asamble Komunale është e përmbushur me personalitete të fuqishme, të vërtetuar në sukseset e tyre, sipas Haradinajt.

Programin zgjedhor Haradinaj e ka shpalosur ditën e premte me datë 23 Korrik ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për Asamble Komunale, zyrtar të Aleancës si edhe shumë përkrahës të Haradinajt për kryetar të Prishtinës.

Kujtojmë se Daut Haradinaj ka qenë ndër më të përfolurit për aktivitetin si kandidat për kryetar të Prishtinës, madje ka pas deklarata edhe nga zyrtarë të partive të tjera se Haradinaj është ai që ka marrë më me seriozitet kryeqytetin.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.