Deçan, gjenden katër bomba dore të pashpërthyera

DeçanPostuar: 13:15 / 18.07.2017

Në fshatin Llukë e Epërme, të Deçanit, një person ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në oborr të shtëpisë, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa Njësiti për çminim i FSK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara (katër bomba dore të tipit A-6 dhe 352 fishekë të cal. 7.62 mm) pa incidente.