Delawie në Malishevë: Luftimi i korrupsionit është e ardhmja juaj

MalishevëPostuar: 14:33 / 07.12.2017

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka qëndruar sot në Malishevë, në kuadër të një programi të organizuar në Qendrën e Kompetencës në Malishevë.

Ambasadori Delawie, është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të cilët edhe kanë mbajtur nga një fjalim, në kuadër të prezantimit të institucioneve dhe grupeve që merren me sigurinë dhe luftimin e dukurive negative, transmeton InfoKomuna.

Ata kanë dërguar mesazhet e tyre, për luftimin e dukurive negative, e në veçanti, për luftimin e korrupsionit.

Fillimisht, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, pasi i uroi mirëseardhje ambasadorit, tha se " sot është nder për ne, pasi ambasadori i SHBA-së, viziton Malishevën. Ne populli shqiptar ju jemi përgjithmonë mirënjohës", tha Begaj.

Ndërsa duke folur për ekstremizmin, korrupsionin dhe dukuritë tjera, që rrezikojnë stabilitetin dhe qetësinë, kryetari Begaj tha se "Malisheva është njëra prej komunave më të sigurta, ku ekstremizmi dhe dukuritë tjera, nuk kanë vend".
Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, duke folur lidhur me këto dukuri, në mënyrë që të veçantë kundër korrupsionit, ai ju tha pjesëmarrësve, që ishin kryesisht nxënës të shkollës së mesme profesionale, se "luftimi i korrupsionit, është e ardhmja e juaj".
Delawie, ka dërguar mesazhe për të rinjtë, duke ju treguar atyre, dëmin dhe pengesat që i shkakton korrupsioni.

 "Ambasada e ShBA-së dhe Qeveria e Kosovës, janë thellë të përkushtuara në luftimin e kësaj dukurie dhe dukurive tjera që pengojnë zhvillimin e vendit. Kjo është lufta juaj sot, pasi ju dhe familjet e juaja, keni sakrifikuar aq shumë, për të ardhur ku jeni sot, prandaj luftojeni korrupsionin, në çdo vend, në çdo formë, në çdo nivel. Kjo është edhe përgjegjësi qytetare", tha mes tjerash ambasadori Delawie, gjatë fjalimit të tij. /InfoKomuna/
 

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...