Deponinë e mbeturinave te tregu i Istogut s`ka kush ta pastrojë

IstogPostuar: 10:42 / 13.02.2018

Përroska në afërsi të tregut të gjelbër në Istog është shndërruar në deponi mbeturinash. Alarmin për gjendjen në këtë përroskë e kanë ngre edhe në organizatën “Let's Do It Kosova”, e cila merret me aktivitete ambientale.

“Ajo ndotje e mjedisit aty nuk po ndodh tash, por gjithmonë ashtu e njëjtë ka qenë dhe është. Komplet mbetjet e tregut hidhen aty. Kurrkush nuk i organizon ata, së paku nuk shkon askush me kërkua prej tyre që mos me u bë ajo gjendje ashtu”, thotë Luan Hasanaj nga organizata mjedisore “Let's Do It Kosova”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, ajo që po ndodh në afërsi të tregut në atë kanal është e papranueshme dhe sipas tij është një papërgjegjësi e të gjithëve.

“Së pari e qytetarëve të pandërgjegjshëm që hedhin aty mbeturina, e pastaj edhe e inspektorëve komunalë. Kjo nuk e shfajëson Komunën aspak e as inspektorët që nuk shkojnë me dënua ata që hedhin. Dhe dihet kur zakonisht ndodh ajo. Të enjteve, në ditën e tregut”, fajëson ai më tepër institucionet komunale që nuk e mbajnë nën kontroll me inspektorë, që të ndalohet dhe dënohen ndotësit. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.