Dështon dhënia e shujtave ushqimore në këtë gjysmëvjetor për filloristët në Prizren

PrizrenPostuar: 10:35 / 30.04.2019

Ofrimi e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në klasën e 5-të në Prizren ende nuk është jetësuar.

Autoritetet komunale kanë theksuar se kjo politikë publike tashmë është dërguar në Zyrën e Prokurimit për zhvillimin e procedurave tenderuese dhe se pas përmbylljes së tyre, zbatimi i projektit pritet që të nisë në shtator të këtij viti, me fillimin e vitit të ri shkollor.

Por këshilltarët nga radhët e opozitës kanë bërë të ditur se Qeveria komunale deri tani nuk ka treguar zotësi sa i përket përmbushjes së premtimeve të dhëna dhe se është treguar efikase vetëm në raport me shpenzimet e luksit për anëtarët e vet, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Arsimit, Skender Susuri, ka bërë të ditur se politika e premtuar nga kryetari Haskuka është buxhetuar për këtë vit. “Sa kam informata është në fazën e finalizimit. Rreth 12 mijë nxënës, nga klasa e parë deri në klasën e pestë pritet që t’i marrin shujtat me fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Susuri.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...