Dhjetëra vetura të padoganuara e të paregjistruara sekuestrohen në Malishevë

MalishevëPostuar: 14:41 / 19.02.2019

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, më konkretisht stacioni policor në Malishevë, ka ndërmarrë disa veprime shtesë policore me qëllim të identifikimit të veturave të paregjistruara dhe padoganuara të cilat janë importuar nga jashtë.

Sipas një njoftimi për media, nga data 23 janar e deri më 14 shkurt nga këto aktivitete në Malishevë janë evidentuar këto rezultate:

19 vetura të sekuestruara, të padoganuara dhe të paregjistruara

39 kundërvajtje të shqiptuara për mos regjistrim të automjeteve

56 gjoba të lëshuara për ngasje pa patentë shofer

Trafiku Rajonal i kësaj drejtorie ka bërë të ditur se nga data 13 shkurt ka nisur edhe implementimin e planit operativ “Xhamat e errët dhe rripi i sigurisë”, ku deri tash janë lëshuar 202 gjoba.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.