Disa shkolla vitiase përfitojnë robotë në kuadër të projektit Kosova Makers League
Nxënësit vitias të shkollave të ndryshëm fillore të mesme të ulët do të kenë mundësinë të eksperimentojnë dhe të mësohen me fushën e robotikës, pasi ata përfituan 16 mini robotë në kuadër të një projekti nga Kosova Makers League.
Kjo u bë e ditur sot në një takim që ka zhvilluar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti me nxënësit vitias të cilët u shoqëruan nga mësimdhënësi, Burim Jashari dhe të tjerë.
Me këtë rast, kryetari Haliti i ka përgëzuar mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për punën e mirë që po bëjnë në fushën e arsimit. Ai, po ashtu ka theksuar se qeverisja lokale e Vitisë, do të vazhdoj në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie duke theksuar se ata do të vazhdojnë të investojnë edhe më shumë në pajisjet konkretizuese, kabinete dhe të tjerë. Ai, e ka mirëpritur këtë projekt duke potencuar se ajo është me kohën dhe me trendin e zhvillimit teknologjik.
I pari i Vitisë, i përgëzoj edhe nxënësit vitias për sukseset e arritura duke shtuar se si kryetar i kësaj komune ndihet krenar me sukseset të cilët po arrijnë nxënësit e kësaj komune në garat e ndryshme qoftë vendore apo edhe ndërkombëtare.
Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit Arta Ajeti, gjithashtu i përgëzoj nxënësit dhe personelin arsimor për sukseset e arritura, duke theksuar se bashkë me kryetarin Haliti do të vazhdojnë të i kushtojnë një rëndësi të veçantë fushës së arsimit.
Kurse, mësimdhënësi Burim Jashari i cili është edhe një ndër personat kyç në këtë projekt për Viti, i njoftoj të pranishmit lidhur me këtë projekt, duke theksuar se dhe në bibliotekën publike “Ramadan Musliu” në Viti, gjendën disa mini robotë të cilët mund të merren në shfrytëzim. Gjatë këtij takimi ai i ka dorëzuar nxënësve certifikatat për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo në Kosovë.