Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren me aktivitet për hipertensionin

PrizrenPostuar: 14:55 / 17.05.2018

Në kuadër të ditës botërore të hipertensionit, Drejtoria Komunale e Shëndetësisë së bashku me infermierët e QKMF-së ka bërë matjen e peshës, gjatësisë dhe tensionit arterial të stafit të Komunës së Prizrenit.

Hipertensioni, së bashku me sëmundjen e sheqerit dhe mbipeshën janë ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekjeve në ditët e sotme.

Aktivitetet parandaluese në formë të matjes së rregullt të vlerave të tensionit, matjes së rregullt të nivelit të sheqerit dhe këshillave për mënyrën e drejtë të të ushqyerit dhe aktivitetit fizik janë tejet të rëndësishme për parandalimin e këtyre sëmundjeve. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.