Drenasi nikoqir i kampit ndërkombëtar “Edu Camp Summer 2021”

GllogocPostuar: 11:05 / 21.09.2021

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën hapi konferencën e ndërkombëtare të kampit veror virtual “Edu Camp Summer 2021”, pjesë e të cilit janë mbi 500 nxënës nga Kosova, Gjermania, Austria dhe vendet e tjera të rajonit.

Drenas, si nikoqir i organizimit të këtij kampi ndërkombëtar, i ka bërë të gjitha përgatitjet për pjesëmarrje fizike, por për shkak të pandemisë është mbajtur virtualisht në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pjesë e të cilit janë  nxënësit e mësimdhënësit e Drenasit.

“Jam i lumtur dhe ndjehem jashtëzakonisht mirë që kampi ndërkombëtar veror “Edu Camp Summer 2021”, po zhvillohet nga Drenasi me pjesëmarrjen kryeministrit Albin Kurti, zonjës Kerstin, nxënës, mësimdhënës, drejtor shkollash nga Gjermania, Austria dhe shtetet e rajonit”, është shprehur kryetari Lladrovci.

Ai ka shtuar se arsimi mbetet prioritet i përhershëm i qeverisjes së tij në Drenas.

“Kjo tregon se arsimi është prioriteti ynë i përbashkët, nxënësit e Drenasit të jenë në hap me nxënësit dhe arsimin e vendeve të BE-së, duke përfaqësuar edhe praninë e shtetit tonë. Prania e nxënësve dhe mësimdhënësve të Drenasit, si pjesëmarrësit e vetëm nga shteti jashtë BE-së në konferencën e organizuar nga Euroscola, është po ashtu sukses i arsimit dhe qeverisjes tonë. Nxënës, prindër, mësimdhënës, ju siguroj se mbështetja ime nuk do të ju mungojë asnjëherë”, ka thënë mes të tjerash ai.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar udhëheqësen e Education Unlimited, znj. Kerstin Zielosko për këtë bashkëpunim.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili falënderoi organizatorin dhe pjesëmarrësit, duke e vlerësuar të rëndësishëm programet e tilla si ky kamp.

Kerstin Zielosko, udhëheqëse e Education Unlimited falënderoi kryetarin Lladrovci dhe Drenasin si mikpritës për organizimin dhe hapjen e këtij kampi të rëndësishëm për nxënësit dhe mësimdhënësit, si hap i mirë i shkëmbimit të përvojave mes nxënësve të Kosovës me Gjermaninë dhe vendet e rajonit. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.