Restaurohet ura, largohen dryrët e çifteve në Prizren

PrizrenPostuar: 13:50 / 10.11.2021

Prizreni çdo viti regjistron mijëra vizitorë nga Kosova e përtej. Përtej bukurive natyrore që ka Prizreni, shumë çifte vendosnin dryrë tek “Ura e Kaltër e Dashurisë” me qëllimin që të përjetësohet dashuria e tyre.

Por këtë të mërkurë është bërë largimi i këtyre dryrëve.

Burime të Klankosova.tv brenda Komunës së Prizrenit bën të ditur se kjo urë i është nënshtruar restaurimit e për këtë arsye është bërë edhe largimi i “betimit” të shumë çifteve me anë të dryrëve.

Nuk dihet nëse pas restaurimit këta dryrë do të kthehen në vendin që ishin.

Në vitin 2015 si pjesë e projektit “Aktivizimi kulturor dhe urban në Prizren”, realizuar nga artistja Doruntina Ukimeri, kjo urë mori emrin “Ura e Kaltër e Dashurisë” dhe u shndërrua në një atraksion të veçantë për shumë  vizitorë.