Dy rrugët e Selishtes së Gjilanit asfaltohen në fund të tetorit

GjilanPostuar: 13:57 / 02.10.2018

Komuna e Gjilanit po vazhdon me ndërtimin e dy rrugëve në fshatin Selishtë të Grykës së Karadakut në gjatësi prej rreth dy kilometrash, e cila është mjaft e rëndësishme për qarkullim të banorëve.

Punimet i ka parë nga afër nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe ai i Urbanizmit, Bekim Bajrami, të cilët prej operatorit kanë marrë zotimin se në fund të muajit tetor do të asfaltohen këto rrugë sipas standardeve më të larta.

“Në këto dy rrugë, të cilat po i ndërtojmë me mjete vetanake, kemi pasur vonesa dhe i kemi dhënë ultimatum operatorit që deri në fund të këtij muaji t’i realizoj sepse tashmë po i ofrohemi stinës së dimrit dhe asfaltimi i këtyre rrugëve është jetik për banorët e Selishtes. Kemi ngecje edhe tek arteria kryesore për shkak se Ministria e Infrastrukturës nuk i ka lëshuar mjetet”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ai ka informuar se Komuna po vazhdon me investime me dinamikë të madhe edhe në fshatra tjerë dhe në lagje të qytetit në ndërtimin e katërshes infrastrukturore, ku përfshihen rrugët, kanalizimi, rrjeti i ujësjellësit dhe ndriçimi publik. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.