Edhe 6 mjekë të rinj fillojnë punën në QKMF “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë
Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Mitrovicë nga sot ju shtuan edhe 6 doktorë të mjekësisë së përgjithshme.
Mjekët e rinj, nënshkruan sot kontratat e punës, pas përfundimit me suksese të procedurave të rekrutimit dhe u priten nga Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr.Fahri Shabani dhe bashkëpunëtorët e tij.
Drejtori për Shëndetësi, Fahri Shabani, mjekëve të rinj ju uroi mirëseardhje në ekipin e mrekullueshëm të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Mitrovicës.
Duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në profesionin dhe misionin fisnik të mjekut shprehu besimin e tij që punën ta kryejnë me nder, përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve .
Edhe drejtori i QKMF-së, Dr. Fevzi Sylejamani, mjekëve të rinj ju uroji shumë suksese dhe shtoi se ndjehet shumë i lumtur që po rritet numri i mjekëve të rinj, që japin shërbime shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor në Mitrovicë.
Drejtoria për Shëndetësi se bashku me QKMF-në Mitrovicë, vazhdon të jetë e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e komunës tonë.