Kamenicë: Ekipet emergjente komunale edhe gjatë vikendit në teren

KamenicëPostuar: 13:24 / 26.01.2021

Kamenicë – Ekipet emergjente komunale edhe gjatë vikendit kanë qenë gjatë tërë kohës në terren, për të intervenuar aty ku ishte nevoja.

Berivojcë, Dragoc, Lajçiq, Moqar, Hajnoc, Velegllavë janë disa nga lokalitetet në të cilat është punuar të shtunën dhe të dielën, për t’i mundësuar qarkullim më të lehtë qytetarëve.

Në intervenime në rrugë përpos ekipeve komunale emergjente, kanë ndihmuar edhe disa kompani private.

Komuna e Kamenicës falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, si dhe kompanitë private për ndihmën./rajonipress/