Era e fortë dhe shiu shkaktuan dëme në Komunën e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 11:53 / 12.09.2017

Si në shume vende të Kosovës,edhe në Komunën e Vushtrrisë në orët e pasdites së ditës së djeshme ka pasur furtunë.

Sipas Nezir Klinakut,drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim,shiu me intensitet të lartë dhe era e fortë kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderushme materiale nëpër objekte të ndryshme banimi dhe në rrjetin elektrik. Nga dëmet e shkaktuara shumë fshatra e lagje të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike, kurse Njësia e Zjarrfikësve është dashur të intervenojnë në disa raste për menjanimin e shtyllave elektrike.

Deri tash janë raportuar tre raste kur era e fortë ka dëmtuar tërësisht pullazet e shtëpive dhe 15 raste të tjera ku në masë të madhe janë shkaktuar dëme të konsiderushme materiale në shtëpi banimi. Drejtoria për MBSH dhe Njësia e zjarrëfikësve mbrëm kanë evakuar edhe një familje,e cila ka qenë e rrezikuar nga rrjeti i dëmtuar elektrik.

Dëme të mëdha janë regjistruar edhe në bujqësi,sepse shumë fërmerë tashmë kanë mbetur pa sera dhë të mbjellurat. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka kërkuar në mbledhjen e sotme të këshillit të Drejtorëve që urgjentisht të formohet një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara./InfoKomuna/

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...