Është mbajtur punëtoria e radhës e Forumit për Transparencë Komunale në Kamenicë

KamenicëPostuar: 16:18 / 11.03.2024

Forumi për Transparencë Komunale në Komunën e Kamenicës, kryesuar nga Asambleistja Donjeta Ismajli, ka mbajtur sot punëtorinë e radhës në kuadër të hartimit të planit të veprimit për vazhdimin e veprimtarisë drejt konkretizimit të anëtarësimit në OGP.

Kjo punëtori është mbajtur në bashkëpunim me NDI, organizatë kjo e cila ka qenë ndihmuese e procesit që nga fillimi, nga krijimi i Forumit për Transparencë Komunale e deri tek aplikimi në OGP.


“Kujtojmë se aplikimi në organizatë tashmë është bërë, si dhe pritet kur do të shpallen komunat dhe shtetet fituese për të qenë pjesë e këtij rrjeti.” – thuhet në njoftimin e kësaj komune.