Fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit

VitiPostuar: 13:34 / 21.09.2017

Sot në Viti kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Gurë themeli i këtij objekti të rëndësishëm është vendosur nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtori i Departamentit për Zjarrfikëje dhe Shpëtimit, Mirand Demiri nga AME dhe të tjerë.

Përndryshe ndërtimi i këtij objekti është parë si shumë i nevojshëm pasi që kushtet me të cilët kanë punuar Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti kanë qenë jo të mira. Me këtë rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit për shërbimin e Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit, Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka thënë se ndërtimi i këtij objekti ka qenë shumë e nevojshëm pasi që deri me tani zjarrfikësit vitias kanë punuar në kushte jo të mira.

Megjithatë ai tha se ky shërbim ka bërë një punë të mirë në intervenimet e ndryshme duke potencuar se në të ardhmen kjo komunë në bashkëpunim me donatorët do të ju ofroj në kudër të personelit të tyre edhe personel në fushën e mjekësisë të cilët do të jenë të gatshëm të ndihmojnë ata në raste emergjente.

Kryetari Haliti gjithashtu falënderoj Ministrinë e Punëve të Brendshëm pasi që ajo do të financoj ndërtimin e këtij objekti në Viti./InfoKomuna/