Fillon faza e dytë e dezinfektimit të objekteve në komunën e Fushë-Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 14:32 / 27.04.2020

Nga sot fillon faza e dytë e dezinfektimit të ndërtesave kolektive në gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës.

Përveç ndërtesave do të realizohet edhe dezinfektimi nga jashtë i lokaleve afariste, objekteve shëndetësore, arsimore si dhe objekteve të tjera.

Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës, falënderon qytetarët për kujdesin që po tregojnë gjatë procesit të dezinfektimit andaj kërkojmë që edhe kësaj here të ju përmbahen këshillave për të qëndruar larg objekteve ku bëhet dezinfektimi. /InfoKomuna/