Fillon rrënimi i disa objekteve afër komunës së Podujevës

PodujevëPostuar: 13:38 / 10.12.2018

Mëngjesin e sotëm ekskavatori ka filluar rrënimin e disa objekteve pa leje në Podujevë.

Inspeksioni nën përcjelljen e Policisë, ka filluar rrënimin e disa lokaleve pa leje në rrugën “Bajram Krasniqi”, afër objektit të administratës së re komunale.

Siç mëson Llapi.info deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë parregullsi.

Kujtojmë, në këtë pjesë kohë më parë Inspeksioni ka larguar edhe shitësit e pemëve dhe perimeve në këto lokale, duke i bartur në Tregun e Gjelbër, pasi produktet e tyre zënin trotuaret publike/Llapi.info/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.