Fillon rrënimi i lokaleve te Liqeni i Batllavës

PodujevëPostuar: 13:41 / 26.09.2018

Ka filluar aksioni i rrënimit të Lokaleve te Liqeni i Batllavës në Orllan të Podujevës. Objektet që do të rrënohen përfshihen në Zonën e parë, përkatësisht objektet të cilat janë të vendosur 10 metra afër Liqenit të Batllaves.

MMPH u kishte dhënë afat prej shtatë ditëve pronarëve të lokaleve për t’i tërhequr ato, gjë të cilën nuk e kanë bërë.

Pas afatit që kishte dhënë ministria, banorët e fshatit Orllan kishin dërguar kërkesën me peticion të nënshkruar nga 320 banorë, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të MMPH-së lidhur me rrënimin e objekteve që gjenden përreth Liqenit të Batllavës, gjë e cila doli të jetë e kotë.

Vendimi për rrënimin e këtyre lokaleve ka ardhur pas inspektimeve në terren nga Inspektorati i MMPH-së, të cilët kanë konstatuar se subjektet që kanë ndërtuar pa leje në zonën e Liqenit të Batllavës nuk i janë përmbajtur vendimit të vitit 2017 për largimin e tyre./Indeksonline/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.