Franca mbështet projektet e Komunës së Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 13:48 / 26.03.2018

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur sot shefin e Misionit të diplomacisë franceze në Prishtinë, ambasadorin, Didier Chabert, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së franceze për projekte të përbashkëta në Vushtrri, raporton InfoKomuna.

Me ambasadorin e Republikës së Francës, kryetari Xhafer Tahiri, ka biseduar për hapjen në Vushtrri të një Qendre kulturore të gjuhës dhe letërsisë franceze.

Po ashtu kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit  dhe përkrahjes së franceze për projekte të përbashkëta në qytetin e Vushtrrisë, si në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë në përpunimin e drurit.

Ambasadori Chabert, ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka shteti i tij me Komunën e Vushtrrisë tani një kohët të gjatë, si  dhe ka folur për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve, që mbështesin  qytetarët e Vushtrrisë.

Gjatë qëndrimit në Vushtrri, i shoqëruar nga kryetari Tahiri, diplomati Chabert  ka vizituar edhe Shkollën e Mesme të Ultë "ShMU2" në qytetin e Vushtrrisë, në të cilën shkollë francezët kanë dhuruar një donacion librash për nxënësit. /InfoKomuna/