Fshati Kërrenicë bëhet me rrugë të asflatuar

KlinëPostuar: 12:06 / 18.07.2017

Banorët e fshatit Kërrnicë të Klinës deri tash kanë kaluar nëpër rrugë më zhavorr e të dëmtuar. Nga tani do ta kenë më të lehtë qarkullimin nëpër rrugët e fshatit të tyre dhe atë që e lidh me qendrën e Klinës dhe fshatin Shtupel e Klinavc. Asfaltimi i rrugës kryesore dhe disa rrugëve nëpër fshat(bashkëfinancim i MI dhe Komunës së Klinës), banorëve të Kërrnicës , do të ju krijoj lehtësi edhe në punimin e tokave të tyre, njofton InfoKomuna.

Punimet i ka përcjelle kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, i cili uroj qytetarët e kësaj ane për këtë rrugë e cila do t’ua lehtësoj atyre qarkullimin, duke ua shkurtuar edhe kohën për tu lidhur me fshatrat tjera dhe me vet qytetin e Klinës. “Në komunën e Klinës, vazhdojmë të realizojmë atë që ua kemi premtuar qytetarëve, respektivisht të krijojmë kushte më të mira për jetesë, duke investuar në infrastrukturë dhe në sfera tjera. Me këtë investim, ne e plotësuam një kërkesë të kamotshme të banorëve të fshatit Kërrnicë duke vazhduar me përpjekjet tona që të gjithë qytetarëve të komunës, tu krijojmë kushte jete përafërsisht të barabarta, pavarësisht nëse jetojnë në mjedise urbane apo rurale”, ka thënë me këtë rast kryetari Bashota.

Faza e parë e kësaj rruge përfshinë 2.856 metra ku janë investuar 116 mijë euro ndërsa faza e dytë 900 metra rrugë të asfaltuara që kanë kushtuar 29 mijë euro.
/InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.