Funksionalizohet shërbimi i stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria në Gjilan
Nga Komuna e Gjilanit, kanë njoftuar se tashmë qytetarët mund të marrin shërbime stomatologjike edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria.
Njoftimi i plotë:
“Shërbimet stomatologjike ofrohen edhe në Arbëri
Kujdesi për shëndetin e qytetarëve të Komunës së Gjilanit po rritet.
Kjo po bëhet nga investimet komunale.
Tashmë është funksionalizuar shërbimi i stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, tha është funksionalizuar shërbimi i stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjar në lagjen Arbëria.
Ajo tregoi se shërbimet ofrohen çdo ditë pune nga ora: 07:00-14:00.
"Ordinanca është e furnizuar me të gjitha materialet dhe pajisjet e nevojshme të punës.
Ju mirëpresim", tha Doruntina Hasani.”