Fushata zgjedhore në katër komunat veriore përfundon sot
Sot përfundon fushata pesë ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën.
Të drejtë vote kanë 58.520 votues, me dallim prej 1.507 votues më shumë, në krahasim me zgjedhjet e lokale të datës 22 tetor 2017.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet të angazhoi 670 komisionarë në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime. Po ashtu sot përmbyllet afati për akreditim të vëzhguesve në këto zgjedhje.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22.242 persona, në Leposaviq 18.390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8.612 persona kanë të drejtë vote.
Ndryshe, këto zgjedhje të jashtëzakonshme do të mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.