Fushë-Kosova vazhdon projektin e ndriçimit publik

Fushë KosovëPostuar: 10:12 / 22.11.2018

Vazhdon implementimi i projektit të ndriçimit publik nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në qytet dhe fshatra të Komunës së Fushë-Kosovës.

Në fazën e parë të këtij projekti përfshihen këto fshatra: Grabovc, Bardh i Madh, Bardh i Vogël, Pomozotin, Sllatinë e Vogël, Sllatinë e Madhe, Harilaç, Henc, Vragoli, Miradi e Epërme, Miradi e Poshtme dhe Kuzmin, ndërsa faza e dytë e këtij projekti përfshinë këto rrugë të qytetit të Fushë-Kosovës: rrugën “Hashim Hajdini”, “Aziz Zhilivoda”, “Nora Kelmendi”, “Theranda” rruga mbi hekurudhë te ‘REC KOS’ si dhe rrugët dytësore të kësaj rruge.

"Projekti ka filluar të implementohet në disa prej lokacioneve të cekura më lartë, andaj lusim të gjithë qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim dhe të mos e pengojnë realizimin e këtij projekti të ndriçimit publik në qytet dhe fshatra", thuhet në njoftimin e Komunës.

Për çdo informacion ose kërkesë rreth realizimit të këtij projekti, qytetaret duhet të drejtohen në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

"Nëse shihni trupa ndriçues të ndezura gjatë ditës, ju lutemi ta lajmëroni rastin në numrin e tel: 03820040560, për arsye se disa operatorë ilegalë që ofrojnë shërbime të internetit, e të cilët operojnë në komunën tonë, janë duke u kyçur pa leje dhe në këtë mënyrë ata janë duke e dëmtuar buxhetin komunal dhe janë duke na shkaktuar dëme/prishje në ndriçimin publik", thuhet më tej në njoftim. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...