GIZ-i mbështet Komunën e Shtimes në arsim

ShtimePostuar: 11:50 / 23.05.2018

Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli ka pritur në takim Robert Kroiss nga Internationaler Bund, projekti i GIZ CDBE (Ekspert Internacional për edukim dhe kthim të minoriteteve).Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Mensur Neziri, drejtori i Drejtorisë së Administratës Muhadin Halili dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Shpresa Tafa.

Kryetari Ismajli, duke i uruar mirëseardhje, ka thënë: "Ne si komunë kemi bashkëpunim të mirë dhe të ndërsjellë me GIZ-in, kemi shumë eksperienca të mira me GIZ-in në shumë fusha ku kemi pas shumë projekte të vazhdueshme ku dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin shumë serioz, ku unë ju garantoj se ne si Komunë do të jemi shumë strikt dhe bashkëpunëtorë shumë serioz".

Robert Kroiss ka thënë se "jemi shumë të kënaqur që jemi këtu në Shtime, ne si GIZ do të ju ndihmojmë për sfidat specifike në këtë Komunë. Qëllimi ynë është të ofrohet mbështetje teknike për komunat e përzgjedhura për zhvillimin e një 'Komune Gjithëpërfshirëse' duke u përqendruar në arsim, çka mund të shërbejë si model mbarëkombëtar i një 'Shembulli të Ekselencës'. Fokusi nuk është vetëm tek arsimi por dhe në shëndetësi". /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.