Zveçan: Gjendet drogë në veri
ZveçanPostuar: 10:05 / 07.10.2016
Policia e Kosovës njësiti antidrogë, ka identifikuar mbrëmë në veri të vendit katër parcela me sipërfaqe prej rreth gjysmë hektari të mbjellur me bimë cannabis sativa, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, parcela u gjet në vendin e quajtur Josevik-Loziste, afër fshatit Bajnkë të komunës së Zveçanit.
Bimët varionin prej 0.5 deri në 4 metra gjatësi, ndërsa, policia ka sekuestruar po ashtu edhe rreth 5 kilogramë marijuanë nën urën e hekurit afër Bajnskës, kanë thënë burimet.
Policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon në identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa pritet që gjatë ditës njësitë përkatëse ti asgjësojnë këto parcela me bimë narkotike.