Gjendja e sigurisë në Suharekë, vlerësohet e qetë dhe stabile

SuharekëPostuar: 13:06 / 09.11.2017

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, i cili u mbat sot është vlerësuar se gjendja e sigurisë në Komunën e Suharekës është e qetë dhe stabile me vetëm pak raste që kanë ndodhur gjatë javës.

Shefi i hetimeve, toger Vehbi Bytyçi, duke raportuar për rastet që kanë ndodhur gjatë javës që lamë pas ka ka thënë se kanë ndodhur 2 aksidente të trafik, 1 lëndim trupor, 1 dëmtim prone, 2 vjedhje dhe një kanosje.

Ndërsa për aktivitetet dhe ngjarjet që janë zhvilluar gjatë javës ka fol kryesuesi i takimit z.Rexhep Kuçi, nëkryetar i Komunës.

/InfoKomuna/