Gjilan: 100 persona e kanë humbur betejën me COVID-19, Komuna iu shpreh ngushëllime familjeve të tyre

GjilanPostuar: 12:51 / 18.01.2021

Gjilan – Në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19, numri i personave që e kanë humbur betejën me COVID-19 ka shkuar në 100. Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, të hënën.

“Kjo është dhimbje e madhe për të gjithë ne dhe është thirrje për kujdes maksimal për ta parandaluar përhapjen e virusit. Në emër të kryetarit Haziri, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të prekurve”, ka thënë Ismajli.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit që prej fillimit të pandemisë është si vijon: Nga 8632 mostra, 3274 kanë rezultuar pozitivë, 3020 janë shëruar, 100 persona e kanë humbur betejën me virusin, 154 raste janë aktive, 30 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 60 mostra në pritje./rajonipress/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...