Gjilani dhe UNICEF-i në promovim të shkollave pa dhunë

GjilanPostuar: 15:35 / 08.09.2017

Drejtoria e Arsimit në Gjilan, përkatësisht pesë shkollat e kësaj komune dhe organizata “Mundësia” nga Mitrovica kanë nënshkruar sot një memorandum të bashkëpunimit në kuadër të projektit “Promovimi dhe Krijimi i Shkollave pa Dhunë”, i mbështetur nga zyra e UNICEF në Kosovë dhe Bashkimi Europian, transmeton InfoKomuna.

Lutfi Haziri, keytar i Komunës, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, ka thënë se ky projekt është i një rëndësie të vecantë sepse ndërton kulturë të promovimit dhe krijimit të hapësirave pa dhunë në shkolla. 

“Më gëzon fakti shumë që ne do të punojmë me grupmosha të reja të fëmijëve në hapësirat shkollore për të krijuar këtë ambient pa dhunë dhe me këtë rast e falënderoj UNICEF-in, të cilët kanë punuar shumë që të absorobon mjete nga IPA. Ju informoj se Komuna e Gjilanit është lidere në regjion sa i përket sigurisë, pasi për këto katër vite kemi rënie drastike të të gjitha llojeve të krimeve”, tha Haziri.

Drejtoresha ekzekutive e OJQ “Mundësia”, ka thënë se ky program ka për qëllim që të kontribuoj në ngritjen e ndërgjegjësimit të prindërve dhe publikut mbi pasojat negative të dhunës ndaj fëmijëve për të gjitha komunitetet, sikur edhe për të nxitur ndërgjegjësimin dhe komunikimin për të adresuar dhunën ndaj fëmijëve.
 
Ndërsa zyrtari për të drejtat e fëmijëve në UNICEF, Afrim Ibrahimi, ka theksuar se synohet që përmes këtij programi të fuqizohet legjislacioni, mekanizmat identifikues të dhunës ndaj fëmijëve etj., përderisa ka falënderuar kryetarin Haziri për zotimin dhe bashkëpunimin.
 
Përndryshe, ky program është duke u implemetuar në shtatë vende të Ballkanit dhe në Turqi./InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.