Gjilani nis investimet në rrjet të ujësjellësit me vlerë 500 mijë euro

GjilanPostuar: 16:03 / 22.05.2018

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me KRU “Hidromorava” dhe CDI, sot ka filluar implementimin e projektit të rrjetit të ri të ujësjellësit që përfshinë një pjesë të madhe të zonës urbane, por edhe fshtrave të Gjilanit, me kosto prej mbi 500 mijë euro.

Gjatë fillimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Porodin” kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se në projekt përfshihet edhe investimi në krejt pjesën e djathtë të rrugës qarkore, për të vazhduar tek tuneli përgjatë “Rrugës së Prishtinës” në sanimin e rrjetit.

Ndërsa, në fshatra, Haziri tha se është i paraparë ujësjellësi për Verbicë e Kmetocit, Bilinicë dhe Vrapqiq, ku do të përfitojnë mbi 800 konsumatorë ose mbi 4 mijë banorë.

“Kemi filluar me ujësjellësin, do të vazhdohet edhe me projekte të tjera nëpër këto vendbanime sipas prioriteteve dhe nevojave që kanë. Investimi është obligim i yni që të integrojmë çdo familje në jetën e përbashkët me kushte më të mira infrastrukturore. Kërkesë e jona e vazhdueshme është që punët të kryhen me kualitet dhe gjithmonë duke respektuar afatet kohore”, tha Haziri.

Drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka thënë se përcaktimi i Komunës së Gjilanit për të investuar me këtë projekt kapital dhe jetik për këta banorë është në funksion të krijimit të kushteve dhe jetës më të mirë për ta.

“Dëshiroj ta falënderoj kryetarin Haziri sepse ka bërë një investim të jashtëzakonshëm për banorët. Besoj që do të vazhdojmë me investime gjithandej territorit”, theksoi Suliqi. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.