Gjini shpreh ngushëllime pas vdekjes së dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë

GjakovëPostuar: 13:34 / 08.09.2021

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve nga zjarri në fshatin Ujz.

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve.U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident!”, ka shkruar ai në Facebook.

Fëmijët dhjetëvjeçar dhe trembëdhjetëvjeçar, që janë djem të axhës mes vete, kanë vdekur mesditën e sotme nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre në fshatin Ujz të Gjakovës.

Në ndërkohë janë edhe tre anëtarë të kësaj familje që janë lënduar nga zjarri.

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...