Ftesë nga Komuna e Drenasit për Tubimin e dytë me publikun

GllogocPostuar: 14:44 / 16.12.2023

Në vështrim të nenit 68, Kreu i IX- Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe Mekanizmat e Pjesëmarrjes së Qytetarëve, pika 68.1, 68.2 dhe 68.3 që ka të bëjë me informimin publik dhe konsultim të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale, nenit 21, 22, 23, 24, 25 të Statutit të Komunës së Drenasit, si dhe nenit 7 pika 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 të Rregullores Komunale për Transparencë, Kryetari i Komunës së Drenasit:O R G A N I Z O NTubim me publikun

Të enjten me datë 28.12.2023 duke filluar në orën 14:00.

Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit dhe ftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet e interesuara të Komunës, të marrin pjesë në këtë Tubim Publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.

Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, për të arriturat, vështirësitë dhe synimet, si dhe investimet kapitale, ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e dytë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.