Vetura godet tri femra në Novobërd

NovobërdëPostuar: 10:08 / 20.08.2017

Është arrestuar një person pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturë dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet tri këmbësoret-viktimat femra k-shqiptare.

Viktimat kane pësuar lëndime trupore dhe te njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë, raporton InfoKomuna.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur të shtunën në  fshatin Llabjan të Novobërdës, në ora 20:05./InfoKomuna/