Haliti vizitoi punimet në zgjerimin e rrugës kryesore në Vërban të Vitisë

VitiPostuar: 14:23 / 28.04.2020

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Vërban, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në zgjerimin dhe riasfaltimi i rrugës kryesore të këtij fshati që cilësohej si shumë e ngushtë dhe e dëmtuar por edhe e rrezikshme për pjesëmarrësit në komunikacion.

Gjithashtu ai nga afër ka parë edhe punimet që kanë nisur në vazhdimin e trotuarit deri në fshatin Sadovinë e Jerlive, konkretisht në rrugën magjistrale Viti-Ferizaj.

Bëhet me dije se baza për shtrimin e këtij asfalti është bërë qysh në vitin e shkuar ndërsa në këtë lokalitet është bërë edhe zgjerimi i urës në rrugën kryesore të fshatit.

Banorët e Vërbanit kanë falënderuar institucionet komunale të Vitisë, për këto projekte infrastrukturore duke potencuar se ato janë shumë të rëndësishëm për lëvizjen e lirë dhe të sigurt të banorëve.

Ndërkaq kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë është e vendosur të realizoj sa më shumë projekte të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë pozitivisht në jetën e të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...