Hamza: Punonjësit e administratës komunale do jenë gjithmonë në shërbim tuajin

MitrovicëPostuar: 16:15 / 04.10.2021

Kandidati i PDK për Kryetar Komune, Bedri Hamza, vizitoi dje fshatrat Bajgorë, Bare, Lushtë dhe Koshtovë. Përmes një postimi në facebook, ai njoftoi se bisedoi me banorët e këtyre fshatrave për nevojat që kanë ata dhe prioritetet e qeverisjes së tij.

Hamza u zotua se punonjësit e administratës komunale do jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, duke i vendosur kështu ata në qendër të vëmendjes.

“Gjithandej Mitrovicës po kërkohet ndryshimi. Me banorët e Bajgores, Bares, Lushtës dhe Koshtovës mbrëmë bashkëbiseduam për nevojat e tyre dhe prioritetet e qeverisjes sime.

Qytetarët e Mitrovicës do të jenë në qendër të vëmendjes dhe të gjithë punonjësit e administratës së komunës do të jenë gjithmonë në shërbim të tyre.

Bashkë për Mitrovicën!”, shkroi Bedri Hamza.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...