Hani i Elezit miraton propozimin për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa

Hani i ElezitPostuar: 15:45 / 25.01.2018

Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2018

Kuvendi për rend të ditës shqyrtoi dhe miratoi:

1. Betimi i anëtarëve të ri të kuvendit të komunës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
3. Miratimi i propozimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;
4. Miratimi i propozimit për themelimin e Komitetit për Komunitete;
5. Miratimi i propozimit për caktimin e kritereve për shpalljen e konkursit për komitete konsultative të komunës së Hanit të Elezit;
6. Miratimi i propozimit për panelin (ad hoc) përzgjedhës të komiteteve konsultative në komunën e Hanit të Elezit;
7. Miratimi i propozimit për caktimin e lokacionit për varrezat e qytetit të Hanit të Elezit;
8. Shqyrtimi i informatës së kryetarit të komunës mbi planin e punës së ekzekutivit për vitin 2018;
9. Miratimi i propozimit për ndarjen e bursave për studentë;
10. Miratimi i propozimit të planit të punës së këshillave të fshatrave për vitin 2018;
11. Shqyrtimi i njoftimit rreth përbërjes së KKSB-së;
12. Shqyrtimi i informatës mbi veprimtarit afariste;

Me punën e kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...