Hapen dy puse për ujë të pijshëm në dy shkolla të Komunës së Kamenicës

KamenicëPostuar: 16:39 / 11.03.2024

Sot, është bërë hapja e dy puseve për ujë të pijshëm në dy shkolla të Komunës së Kamenicës, ku ky donacion është bërë nga organizata “Bashkëveprimi” dhe Sharjah Charity nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë, Afrim Dërvishi, në bashkëpunim me përfaqësues nga donatori që është organizata “Bashkëveprimi” dhe SHARJAH CHARITY nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë parë nga afër punimet në hapjen e dy puseve për ujë në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë si dhe në shkollën “Sadri Misini” në Shipashnicë të Poshtme.


Drejtori Dervishi, është shprehur se po vazhdon puna në krijimin e kushteve për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës.