Hapet thirrja publike për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 12:24 / 29.02.2024

Komuna e Hanit të Elezit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka hapur thirrjen publike për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune.

Kushtet për aplikim:

a) Të jenë banorë të Komunës së Hanit të Elezit;
b) Të jenë student/e të Universitetit Publik të Kosovës;
c) Të jenë student/e të Universitetit Publik të Maqedonisë Veriore;
d) Të jenë student/e të rregullt, por jo me vetëfinancim;
e) Të kenë të regjistruar vitin;
f) Studenti/ja nëse një herë ka përsëritur vitin, humbë të drejtën e bursës (vlenë për gjitha vitet);
g) Studenti/ja i cili ka qenë përfitues i bursës në një fakultet, nuk mund të jetë përfitues i bursës për fakultetin e dytë;
h) Studenti/ja nëse e ka një fakultet të përfunduar, nuk ka të drejt aplikimi për bursë;
Prioritetet për kuadro deficitare janë Fakultetet:
a) Fakulteti i Mjekësisë (Mjekësi e Përgjithshme, stomatologji, farmaci).

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (Konstruksioneve, Hidroteknikës, Gjeodezisë, Inxhinierisë së Ambientit, Arkitekturë dhe Efiçiencë e Energjisë).                                                          
b) Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (Inxhinieri Kompjuterike, Telekomunikacion, Elektronikë, Automatikë, Sistemet Elektroenergjetike, Elektroenergjetikë Industriale).        
c) Fakulteti i Edukimit (Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji dhe Teknologji me TIK)
d) Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (Prodhimtari dhe Automatizim, Termoenergjetikë dhe termoteknikë,  Konstruksione dhe mekanizim, Komunikacion).                                                                                        
e) Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë  (Veterinari,Agroekonomi,Bioteknologji në Zootekni, Lavërtari – Perimtari, Mbrojte e Bimëve,  Pemëtari – Vreshtari, Bioteknologji Ushqimore).                                                                                                                                         Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë (Xehetarisë, Gjeologjisë, Materiale dhe Metalurgji, Teknologjisë).
f) Fakulteti i Shkencave Matematikë – Natyrore (Matematikë, Fizikë,Kimi, Biologji, Shkenca Kompjuterike)
g) Fakulteti i Arteve
h) Fakulteti Filologjik  (Gjuha  Angleze, Gjuha Gjermane).
Dokumentet e nevojshme për aplikim;
a) Çertifikata e notave(me vulë origjinale)
b) Vërtetimi i semestrit se studenti ka regjistruar vitin akademik 2023/2024(me vulë origjinale);
c) Fotokopje ID apo indeksin (fotografin, semestrat dhe notat);
d) Deklarata e bashkësisë familjare;
e) Çertifikatën e vendbanimit;
f) Dëshmia se është; invalid i luftës, fëmijë i dëshmorit, veteranit të luftës, martirit të luftës, person me aftësi të kufizuara, familja në skemën sociale;
g)  Studentë që janë invalid të luftës, anëtarë të familjes së dëshmorit, invalidit të luftës, veteranit të luftës, martirët e luftës, me gjendje të rëndë sociale, student me aftësi të kufizuara duhet të sjellin dëshmitë nga shoqatat libreza dhe institucionet përkatëse;
h) Diplomat, mirënjohjet, çertifikatat për suksesin e arritur në gara-konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në lëmin e arsimit;
i) Studentët e vitit të parë u merret nota mesatare e suksesit të shkollës së mesme të lartë numri i pikëve të testit të arritshmërisë dhe provimet e dhëna në fakultetin përkatës;
j) Kopjen e letërnjoftimit dhe
k) Vërtetim mbi llogarinë  bankare (origjinale);
Afati dhe mënyra e aplikimit;
Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve bëhet në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit (kati i parë)  nga ora 08:00-16:00 çdo ditë pune.
Afati për aplikim është 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes së këtij konkursi prej datës 29.02.2024 deri më datën 14.03.2024
Sqarim shtesë: Për bursë kanë prioritet  studentet e vitit të dytë e më lartë, në rast se nuk plotësohet numri i studentëve që plotësojnë kriteret sipas rregullores Nr. 01/ 2821/ 2022 do të plotësohet me studentët e vitit të parë sipas Nenit 15 pika 15.1.9.
Sqarim shtesë: Rast se nuk plotësohet me studentet nga Maqedonia Veriore me lëndë deficitare do të plotësohen me studentët nga R. e Kosovës me prioritet për kuadro deficitare, apo e kundërta.
________________________________________________________________________________________________________
Vërejtje: Nëse në dosjen e aplikuesit mungon një dokument apo nuk përputhen të dhënat e kërkuara sipas kritereve të konkursit, aplikacioni nuk do të shqyrtohet nga ana e komisionit.
                                                                                                                                    Drejtori i DKA-së
                                                                                                                                          Hisni Luri