Hapet zyra e këshillit të pacientëve në QKMF-në në Drenas
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas, është bërë hapja e zyrës së këshillit të pacientëve.
Me themelimin e këtij këshilli, kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër ka filluar të merr formë, pasi që këshilli i pacientëve në Drenas do të ofron shërbim për ndihmën dhe zgjidhjen e problemeve të pacientëve në kujdesin shëndetësor, monitorimin dhe raportimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, vështirësitë, brengat dhe interesat e pacientëve të Komunës së Drenasit.
Këshilli i Pacientëve është një mekanizëm formal i QKMF-së për të dëgjuar zërin e pacientëve i paraparë edhe me udhëzimin administrativ 04/2020.
Drejtoria për Shëndetësi dhe mirëqenie Sociale, falënderon PRAK, AQH për mbështetje të vazhdueshme.