Haziri e Hajrullahu diskutojnë për projektet zhvillimore të Gjilanit

GjilanPostuar: 13:37 / 12.06.2019

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune këshilltarin politik të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Enver Hajrullahu, i cili është edhe asamblist i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Gjatë takimit është biseduar me disa projekt zhvillimore të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Në takim u tha se projekt me prioritet për Gjilanin është hapja e pikës doganore Kosovë- Maqedoni Veriore, në Stanqiç, rruga që kalon përmes Zhegrës dhe që lidhë Gjilanin me Kumanovën, derisa u konfirmua se së shpejti do të do të tenderohet rruga e vjetër e Kumanovës që e lidhë Zhegrën dhe Gjilanit.

Projekt tjetër me rëndësi që u diskutuar në takimin e kryerit Haziri dhe këshilltarit Hajrullahu, është Zona Ekomomike në Gjilan, që është mbështetje e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sikurse edhe mbështetja me mjete bujqësore nga Ministria e Bujësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, rruga që lidhë Stubllën me Zhegrën, gjegjësisht me rrugën e Kumanovës dhe projektin e kanalizimit dhe shtratit të lumit në Zhegër.

Përndryshe, Enver Hajrullahu njihet si njeriu që angazhohet shumë në nivel qendror për të sjellë projekte për Gjilanin. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.