Haziri: Gjilani nderon deri në gjunjëzim veprën heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit

GjilanPostuar: 12:09 / 15.06.2021

Për nder të 15 qershorit, Ditës së Çlirimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Haziri ka thënë se Gjilani nderon deri në gjunjëzim veprën heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit.

“Uroj këtë ditë të bardhë të lirisë së Gjilanit. Këto ditë janë të mbushuara me aktivitete në kushte pandemie. Komuna e Gjilanit, nderon në mënyrë ceremoniale deri në gjunjëzim veprën heroike të dëshmorëve, heronjtve, e martirëve të kombit, të cilët sakrifikuan për këtë ditë të bardhë të lirisë.  Urime 15 qershori, Dita e Çlirimit”, ka thënë Haziri.

Gjatë ditës është paraparë ndarja e mirënjohjeve për udëheheqësit e institucioneve shëndetësore të cilët kanë qenë në ballë të luftës kundër COVID-19, për Gardën e Iowa dhe për disa pronarë të disa kompanive të njohura në Gjilan.

Ndërkohë, gjatë ditës do të shpaloset Murali i Lirisë para Zyrës së Kryetarit, për të vazhduar me ekspozitën te Muzeu i Qytetit (13:00).
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...